Fatma Bülbül
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
ERZURUM (AA) – Sipas të dhënave të mbledhura nga Anadolu Agency të bazuara në burimet ushtarake dhe policore, forcat e sigurisë në dhjetor të vitit 2016 kanë neutralizuar 170 terroristë të PKK-së.
Autoritetet turke në deklaratat e tyre shpesh e përdorin fjalën "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë vrarë ose kapur. Në mesin e terroristëve të neutralizuar, 110 janë vrarë, 18 janë dorëzuar dhe 42 të tjerë janë kapur. Po ashtu, 55 pjesëtarë të personelit të sigurisë kanë rënë dëshmorë, 10 civilë janë vrarë dhe 166 të tjerë u plagosën në sulmet e PKK-së po këtë muaj.
Paraburgime
Gjithsej 1.146 të dyshuar u arrestuan në operacionet kundër grupit terrorist PKK dhe krahut të saj të të rinjve në dhjetor të vitit 2016. Në mesin 1.146 të dyshuarve, 604 prej tyre, duke përfshirë drejtuesit dhe kryetarët e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) dhe Partia e Rajoneve Demokratike (DBP), janë marrë në paraburgim.
Sulmet e mëdha
Më 10 dhjetor, u kryen dy sulme afër Vodafone Arena të Besiktas-it dukë lënë 45 persona të vdekur, shumica policë, si dhe shumë të plagosur. Më 17 dhjetor, një sulm vetëvrasës me autobombë goditi një autobus publik në qytetin Kayseri, dukë lënë dëshmorë 14 ushtarë dhe 55 të tjerë u plagosën.
PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015. Që atëherë rreth 1.100 persona, duke përfshirë 800 pjesëtarë të sigurisë dhe 300 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve të PKK-së. Më shumë se 4.000 pjesëtarë të sigurisë dhe rreth 2.000 civilë po ashtu janë lënduar.