Can Erözden
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë kanë goditur 120 objektiva të DEASH-it dhe dy të PKK/PYD-së ne veri të Sirisë, në vazhdën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë përmes një komunikate të ushtrisë turke e cila në fund të gushtit nisi operacionin i cili synon të pastrojë rajonin kufitar në veri të Sirisë nga prania e terroristëve.
Deri tani opozita siriane në veri të vendit nga terroristët ka çliruar rajon prej 1.330 kilometrave katrorë në të cilin gjenden afër 160 vendbanime.
Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht në veri të Sirisë për neutralizimin e kërcënimit terrorist, sidomos të DAESH-it dhe forcimin e sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.
Operacionin e kryejnë forcat opozitare siriane, ndërsa në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje aksionet i mbështesin forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër DAESH-it.