Mehmet Emin Gürbüz
25 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank ka deklaruar se Turqia ka ndërtuar bazën e përkohshme shkencore në Antarktidë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Unë po jap një lajm të mirë ku shokët nga ekipi shkecor më kanë dërguar fotografi. Ne kemi ndërtuar bazën e përkohshme shkencore në Antarktidë", tha ai.

Ministri Varank dha një deklaratë gjatë një vizite në stendën zgjedhore të degës rinore në qytetin Bolu të Turqisë në kuadër të zgjedhjeve lokale. Ai tha se në zgjedhjet lokale për herë të parë do të votojnë rreth 1 milion të rinj. "Ne duhet t'i takojmë, të arrijmë tek të rinjtë tanë. Edhe nëpërmjet këtyre stendave por edhe nëpërmjet vizitave ne duhet t'u shpjegojmë atyre vizionin tonë për bashkitë", tha Varank.
Duke vënë theksin se dëshiron të japë një lajm të mirë nga qyteti Bolu, Varank tha se "Ne kemi një projekt për të ngritur një bazë shkencore në Antarktidë. Ky është një projekt që u paraqit me politikën vizionare të Presidentit tonë. Shkencëtarët tanë aktualisht po zhvillojnë udhëtimin e tyre të 3-të shkencor në Antarktidë. Me qëllim për të patur edhe të drejtën e fjalës në sistemin e marrëveshjeve të Antarktidës dhe krijimin e një baze të përhershme, ishte e nevojshme kryerja e këtyre ekspeditave shkencore dhe krijimit të një baze të përkohshme atje".

Më tej ministri Varank ka shtuar: "Po jap një lajm të mirë ku shokët nga ekipi shkencor më kanë dërguar fotografi. Ne kemi ndërtuar bazën e përkohshme shkencore në Antarktidë. Është një kornizë shumë krenare. Jemi krenar që ne do të valëvisim flamurin tonë atje. Gjithashtu është një proces shumë i lodhshëm dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë proces dhe i falënderojmë shkencëtarët tanë. Ata më kanë treguar në telefon vështirësitë me të cilat janë përballur. Shpresoj që të shërbejë në të mirë të vendit tonë".