Ömer Faruk Cebeci
28 Janar 2019•Përditësim: 29 Janar 2019
SAKARYA (AA) - Një ekip i Anadolu Agency (AA) që do të marrë pjesë në Ekspeditën e Tretë Kombëtare Shkencore në Antarktidë që do të zhvillohet si pjesë e projektit për formimin e Bazës Shkencore në Antarktidë do të ndjekë nga afër punimet e shkencëtarëve dhe do të pasqyrojnë botën shtazore dhe bimore në kontinent, raporton Anadolu Agency (AA).
- Oktay: Në Antarktidë synojmë formimin e një baze të përhershme shkencore
Ekspedita e Tretë Kombëtare Shkencore në Antarktidë që do të zhvillohet nën kujdesin e Presidencës së Turqisë në përgjegjësi të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë në koordinim me Qendrën Kërkimore Polare (PolReC) të Universitetit Teknik të Stambollit (İTÜ) do të ndiqet nga ekipi i AA-së i përbërë nga tre persona, gazetarja Dilara Zengin, fotoreporeterja Özge Elif Kızıl dhe kameramani Servet Ülkü, të cilët kanë përfunduar përgatitjet e tyre.
"Me lajmet, fotografitë dhe pamjet tona do të transmetojnë punimet që shkencëtarët do të kryejnë atje. Ne do të komunikojmë nëpërjet lajmeve aktivitetet e këtij ekipi për një muaj dhe stacionin që do të themelohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë", tha gazetarja e AA-së Dilara Zengin.
"Po ashtu, edhe sportistja jonë kombëtare Şahika Ercümen do të realizojë zhytje, të cilat ne do të përpiqemi t'i transmetojmë me pamje, foto dhe lajme", shtoi ajo.
Krahas aktiviteteve shkencore, theksoi më tej Zengin, ekipi i AA-së për herë të parë do të paraqesë pamjet faunës dhe florës.
"Do të përpiqemi që me kamerat e AA-së të paraqesim akullnajat atje, pinguinët dhe fokat", tha Zengin.
"Do të mblidhen të dhëna mbi të kaluarën"
Ndërkaq, liderja e ekipit shkencor turk, Burcu Özsoy, tha se në këtë udhëtim do të jenë të shoqëruar nga 13 projekte, nëntë kombëtare dhe katër ndërkombëtare, dhe se për këtë udhëtim është përgatitur një ekip prej 25 personash.
"Ka vende nënshkruese që Antarktida të vazhdojë të ketë statusin i cili nuk i përket asnjë vendi të botës dhe ku nuk ka gjakderdhje mbi të...Numri i vendeve nënshkruese që filloi në vitin 1959 të përkushtuar për paqen dhe shkencën në Antarktidë u rrit në 53. Brenda këtyre 53 vendet ndodhet edhe Turqia. Për sa i përket pozicionit të Turqisë, ne kemi statusin e vëzhguesit. Është e rëndësishme për ne të marrim statusin e këshlluesit", theksoi Özsoy.
"Atje mund të mbledhim të dhëna nga e kaluara e botës, miliona vite më parë. Këto të dhëna na tregojnë informacione për të kaluarën dhe hedhin dritë mbi të sotmen", tha Özsoy.
Do të formohet kampi turk i shkencës
Ditën e nesërme fillon ekspedita shkencore e ekipit turk që do të marrë pjesë në udhëtimin si pjesë e projektit për formimin e Bazës Shkencore në Antarktidë.
Në ekspeditë, ku do të jenë të pranishëm gjithsej 25 pjesëmarrës, nga të cilët 17 turq dhe 8 të huaj, do të bëhen kërkime shkencore në shumë fusha për 30 ditë.
Në këtë drejtim, do të zhvillohen punime për gjithsej 13 projekte nga univesitetet İstanbul Teknik, Karadeniz Teknik, Orta Doğu Teknik, Niğde Ömer Halisdemir, Hitit, Bahçeşehir, Boğaziçi, Ondokuz Mayıs dhe İstanbul.
Përveç shkencëtarëve, gjithashtu do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Hartave, Departamenti i Hidrografisë dhe Oqeanografisë pranë Marinës Turke dhe Komanda e Gardës Bregdetare.
Në kuadër të këtij udhëtimi, ku do të zhvillohen punime për ndërtimin e bazës së përkohshme shkencore, në ishullin Horseshoe do të formohet kampi shkencor turk. Turqia, e cila ka statusin e "vëzhguesit" në sistemin e marrëveshjeve të Antarktidës, me këtë udhëtim do të afrohet edhe një hap ndaj objektivit për të kaluar në statusin e "vendit këshillues".
Gjithashtu, nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë në kontinent do të formohen edhe dy stacione të Monitorimit Automatik Meteorologjik.
Me këtë ekip është edhe sportistja turke që mban rekordin botëror në zhytje, Şahika Ercümen, e cila do të bëjë zhytje në ujërat e akullta të Antarktidës.