Jeyhun Aliyev
14 mars 2020•Përditësim: 15 mars 2020
Ushtria turke neutralizoi dhjetë terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, ministria tha se bëhet fjalë për tetë terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u zbuluan duke planifikuar sulme ndaj trupave turke në zonën e operacionit "Burimi i Paqës", si dhe dy terroristë të tjerë të PKK/YPG-së që përpiqeshin të depërtonin në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit".
Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Turqia filloi tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.