Gözde Bayar
28 nëntor 2020•Përditësim: 30 nëntor 2020
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" të paktën katër terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se terroristët u neutralizuan kur ata hapën zjarr ngacmues në rajonin e operacionit "Dega e Ullirit", në një zonë përtej kufirit jugor të Turqisë, shkroi ministria në Twitter.
Operacionet kundër terroristëve do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje, thuhet më tej.
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Turqia ka kryer operacione të suksesshme kundër terroristëve përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.