Mehmet Tosun
13 Qershor 2021•Përditësim: 13 Qershor 2021
Forcat turke "neutralizuan" pesë terroristë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacioneve në vazhdim "Pençe-Simsek" dhe "Pençe-Yıldırım", shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Turqia nisi operacionet "Pençe-Şimşek" dhe "Pençe-Yıldırım" më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj.
Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.