Dilara Hamit
07 nëntor 2019•Përditësim: 08 nëntor 2019
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar se komanda provinciale e xhandarmërisë turke në provincën lindore Ağri ka neutralizuar 8 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi ministria turke në Twitter, terroristët me armët e tyre u kapën në operacionin e mbështetur nga ajri në kuadër të operacioneve të brendshme të sigurisë.
Ministria po ashtu njoftoi se operacionet në rajon do të vazhdojnë.
Autoritetet turke shpesh në deklaratat e tyre përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Sipas ministrisë, mbi 400 terroristë të PKK-së janë “neutralizuar” në veri të Irakut gjatë katër muajve të fundit.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja.