Nuray Tunçay
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
ESKISHEHIR (AA) - Përfaqësuesi për Turqinë i Fondit të Popullsisë të OKB-së, Karl Kulessa, në lidhje me krizën e refugjatëve ka pohuar se: "Duhet të nënvizojmë një pikë të rëndësishme. Turqia ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e krizës së refugjatëve", raporton Anaolu Agency (AA).
Një në deklaratë për gazetarin e AA, Kulessa tha se Turqia është kthyer në qendrën më të madhe të destinacionit të refugjatëve.
Duke nënvizuar se Turqia është duke strehuar një numër të madh refugjatësh nga Siria, Kulessa në vijim tha: "Sot në Turqi ka afro 3 milionë refugjatë. Turqia është shndërruar si qendra më e madhe e pranimit të refugjatëve. Duhet të nënvizojmë një pikë të rëndësishme. Turqia ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Ky është një sukses dhe një sjellje shembull. Vetëm menaxhimi i një krize të tillë është një mësim më vete. Cilido sistem qoftë, nëse për një moment vihet përballë një mësymje kaq të madhe njerëzish, problematikat janë të mëdha. Nëse do të jepnim një shembull: Në një vend që flitet turqisht në një moment vijnë 3 milion njerëz që flasin gjuhën arabe. Në këtë kontekst duhet një bashkëpunim dhe koordinim punësh. Në këtë pikë hy në efiçencë Fondi i Popullsisë i OKB-së."