Bahattin Gönültaş
26 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
ANKARA (AA) – Turqia është ranguar e 16-ta në rafsh global sa i përket prodhimit të automobilëve, thuhet në raporitn e Organizatës Ndërkombëtare të Prodhuesve të Mjeteve Motoristike (OICA) të lëshuar të hënën.
Në periudhën e fundit, Turqia ka prodhuar 667,592 vetura, që shënon rritje prej 18.4 përqind nga viti 2014.
Prodhimin global është rritur për 0.5 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 krahasuar me vitin e kaluar.
Të dhënat flasin se prodhimi botëror ka shkuar në 45.6 milionë nga janari deri në qershor kë këtij viti, nga 45.4 milionë sa kishte një vit më herët.
Kina përsëri kryeson listën e 20 prodhuesve më të mëdhenj me rreth12 milionë vetura, ndërsa ndiqet nga SHBA-të me rreth 6 milionë dhe Japonia me rreth 4.5 milionë vetura të prodhuara.
Italia ka rritur prodhimin për 43 përqind, me mbi gjysëm milioni vetura të prodhuara këtë vit. Irani poashtu shënon rritje të prodhimtarisë me 14 përqind deri në këtë periudhë të vitit.
Të hënën kompania Toyota, njoftoi se ka shitur afërsisht 7.5 milionë vetura në nëntë muajt e parë të vitit, që është më shumë se çdo prodhues tjetër.