Emine Dalfidan
18 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
KILIS (AA) - Forcat e Ushtrisë së Turqisë kanë filluar një ofensivë të herë pas hershme me artileri topi kundrejt pozicioneve të organizatës terroriste PYD në Azez të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe gjatë ditës së sotme goditjet ndaj pozicioneve të organizatës terroriste PKK/PYD në Azez kanë vazhduar me artileri të rëndë ku janë përdorur topa të tipit ''Fırtına''.
Forcat e ushtrisë turke kanë goditur pozicionet e kësaj organizate terroriste e cila ka marrë kontrollin e fshatrave Minnig dhe Maranas si dhe fshatin Ajndane në afërsi të Tel Rifat.
Më 12 shkurt militantët e organizatës terroriste PKK/PYD kishin hedhur një predhë drejt territorit turk. Pas hapjes së zjarrit drejt territorit turk ushtria e këtij vendi në bazë të rregullave ndërkombëtare të vetëmbrojtjes iu ishte kundërpërgjigjur me zjarr.