Hasan Esen
18 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
BREUKSEL (AA) - Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian (BE) me një deklaratë të përbashkët dënuan ashpër sulmin terrorist në Ankara të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillimin të Samitit të liderëve të BE-së i cili mbahet në Bruksel, është bërë një deklaratë e përbashkët në lidhje me sulmin terrorist në Ankara.
"Si liderë të BE-së dënojmë në mënyrë të ashpër sulmin terrorist që ndodhi dje në Ankara. Shprehim ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe solidaritetin tonë për popullin turk. Aktet terroriste janë të papranueshme pavarësisht se nga vijnë dhe nga kush kryhen. BE-ja dhe vendet anëtare në bashkëpunim me partnerët do të përshpejtojnë përpjekjet kundër kësaj mizorie", thuhet në deklaratën e përbashkët e liderëve të vendeve të BE-së.