Salim Taş
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
HATAЈ (AA) - Përplasjet në zonën ku jetojnë turkmenët sirianë, sidomos në vendet Gimama, Zuveyk, Derhanne dhe Jebel Aqra, pranë kufirit turko-sirian, janë gjithnjë më të ashpërta dhe më të shpeshta, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve të burimeve lokale, pjesëtarët e forcave ruse të sigurisë dhe forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad janë duke vazhduar me sulmet ndaj fshatrave turkmene.
Forcat e rregjimit të Presidentit sirian kanë arritur të vendosur kontrollin mbi disa pjesë të Avanas, që kontrollohet nga turkmenët. Fillimisht forcat e regjimit nga drejtime të ndryshme tentuan të formojnë një front dhe të sulmonë rajonin në të cilin jetojnë turkmenët sirianë.