Murat Paksoy,Hikmet Faruk Başer,Muhammed Ali Toruntay
01 Janar 2019•Përditësim: 01 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Në atmosferë festive, qytete të ndryshme të Turqisë kanë pritur Vitin e Ri 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë, qytetarët dhe turistët u mblodhën në sheshin simbolik Takism dhe Rrugën Istiklal, si dhe në Kadikoy, lagjen e frekuentuar në pjesën aziatike të qytetit.
Viti i Ri pritet në atmosferë festive në Turqi
Në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë, qytetarët dhe turistët u mblodhën në sheshin simbolik Takism dhe Rrugën Istiklal
01.01.2019
Duke ndezur pishtarë dhe duke kënduar, turma krijoi pamje festive. Ndërrimi i motmoteve u shoqërua edhe me ndezje të fishekzjarreve.
Ndërkaq, në Ankara, qytetarët janë tubuar në Sheshin Кızılay-15 Korriku, ku krahas motit të ftohtë, qytetarët pritën Vitin e Ri në shoqërim të muzikës dhe fishekzjarreve.
Ndërrimi i motmoteve ka kaluar me pamje spektakolare në mbarë Turqinë.