Tuncay Kayaoğlu,Hatice Kesgin
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
BITLIS/VAN (AA) – Pesë pjestarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë gjatë një operacioni antiterrorist në provincat lindore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e sigurisë vranë dy pjesëtarë të PKK-së të martën në mbrëmje gjatë një operacioni në provincën Van, ndërsa tre të tjerë u vranë në provincën fqinje Bitlis të mërkurën.
Sipas një njoftimi të autoriteteve lokale në Van, përleshja e armatosur kishte shpërthyer në malin Tendurek të martën në mbrëmje kur terroristët e PKK-së kishin sulmuar forcat turke të sigurisë.
Një tjetër shkëmbim zjarri ndodhi të mërkurën në një pikë kontrolli në autostradën mes Vanit dhe provincës Bitlis, kur terroristët e PKK-së sulmuan policinë me armë zjarri dhe granata dore, njoftoi guvernatori i Bitlisit, Ahmet Cinar.