Diyar Güldoğan
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
MUS (AA) – Dy deputetë të Partisë Demokratike Popullore (HDP) të Turqisë kanë dhënë sot dëshmitë e tyre të para në prezencë të prokurorit publik, hera e parë që prej marrjes së imunitetit të tyre në fillim të këtij muaji, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga prokuroria thonë se Ahmet Yildirim dhe Burcu Celik, të cilët përfaqësojnë provincën Mus, akozohen për propagandë terroriste, ofendim të zyrtarëve publik dhe për shkelje të rendit dhe ligjit.
Deklarata e tyre para prokurorit paraqet hapin e parë drejt procedimit eventual gjyqësor.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) dhenë në Parlament në Ankara, Yildirim tha se refuzon të prononcohet te prokurori i zyres në Mus.
Më 10 qershor ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se në zyrat e prokurorëve anembanë shtetit janë dërguar 117 lëndë penale në të cilat janë të përfshirë 57 deputetë, ndërsa nisma është mundësuar pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan hoqi imunitetin e 152 deputetëve të Kuvendit Kombëtar të Turqisë.
Mbi dy të tretat e deputetëve janë nga radhët e Partisë Republikane Popullore (CHP), gjithsej 57 ndërsa 55 janë nga radhët e DHP-së, 29 janë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, 10 deputetë janë nga Partia për Lëvizje Kombëtare (MHP) dhe një i pavarur.
Akuzat me të cilat ballafaqohen deputetët janë: fyerja e presidentit, mbështetja e terrorizmit dhe krime të tjera të tilla siç është korrupsioni.