Ali Eyvaz
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım në Ankara porositi sot se ekipet turke brenda disa orëve pas sulmit terrorist në Somali kanë qenë aty, dhe se ata nuk kanë shkuar atje për dhe interes dhe dobi personale, por për shkak të humanizmit dhe vëllazërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qindra njerëz kanë humbur jetën në Somali. Disa orë më vonë, atje vetëm Turqia ka qenë, vetëm ministri turk, ekipi mjekësor, ne ishim atje. Nga Somalia të paktën 35 të plagosur transferuam në Turqi dhe filluan me kurimin e tyre”, porositi Yildirim
Ai shtoi se në rast se nuk do të kishte spital, të cilin e ka ndërtuar Turqia, të plagosurit gajtë sulmit terrorist nuk do të mund të kuroheshin.
“Në vendet ku shkojmë ne, kurrë nuk kemi shkuar për llogaritë tona. Nuk shkojmë atje për dollarë, as për para. Ne shkojmë atje për shkak të humanitetit, për shkak të vëllazërisë. Ky është dallimi ynë”, tha Yıldırım.