Esin Işık
20 Janar 2018•Përditësim: 20 Janar 2018
ANKARA (AA) - Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, tha se operacioni ajror i forcave turke në Afrin të Sirisë kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH ka filluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktualisht, forcat tona heroike të armatosura kanë nisur operacionin nga ajri në Afrin për shkatërrimin e elementeve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it", deklaroi Yıldırım.
Kryeministri turk poashtu theksoi se: "Ne nuk kemi armiqësi me askënd. Ne nuk kemi mosmarrëveshje, probleme me askënd. Ne po themi që në këto toka të mbijetojë paqja, të mbijetojë vëllazëria".