Coşkun Ergül
18 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım lidhur me të reshjet e dendura të shiut në Stamboll tha se deri më tani nuk ka raportime për humbjen e jetëve të njerëzve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Janë reshje mbi mesataren dhe shumë më të dendura se niveli normal stinore. Gjendja është vënë nën kontroll. Deri më tani nuk ka raportime për humbjen e jetëve të njerëzve. Gjendja është e nivelit të katafstrofave”, tha Yıldırım.
Yıldırım pas takimit të grupit parlamentar të AK Partisë u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me reshjet e dendura të shiut në Stamboll.
Duke vënë në dukje se reshjet në Stamboll janë të papritura dhe shumë të dendura, Yıldırım tha se “Komuna dhe guvernatori po e menaxhojnë situatën në një bashkëpunim të mirë. Ka disa vende me ujë në pikat kryesore që kanë shkaktuar kufizime në trafik. Këto reshje tejet të dendura për një kohë të shkurtër kanë shkaktuar një situatë të tillë. Gjithashtu do të ndërmerren masat e nevojshme lidhur me dëmet që mund të sjellin reshjet".