Sinan Uslu
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
KAHRAMANMARAS (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot se FETO, PKK, PYD dhe DEASH pavarësisht se si quhen, janë vrasës që të gjithë dhe armiku i përbashkët i njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım po qëndron në qytetin turk Kahramanmaras, ku morri pjesë në ceremoninë e hapjes së disa objekteve në sheshin e Demokracisë në këtë qytet.
Gjatë paraqitjes së tij publike, ai foli edhe për sulmin e sotëm terrorist në qytetin Kayseri në Turqinë qendrore ku u vranë së paku 13 ushtarë turq dhe u plagosën 55 persona të tjerë.
“FETO, PKK, PYD, DEASH pavarësisht se si quhen, të gjitha ata janë vrasës, janë organizata terroriste dhe që të gjitha janë një armik i përbashkët i njerëzimit”, tha Yıldırım.
Ai tha më tej se autoritetet e vendit bashkë me përkrahjen e popullit do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit duke mbrojtur unitetin dhe sigurinë.
“Asnjë forcë nuk do të na zmbraps nga qëllimet tona për të ardhmen e rrugës sonë të shenjtë. Turqia dhe populli i saj këmbëngulës do ta fitojnë këtë luftë. Njerëzit e këqij të cilët nuk kanë njerëzi janë të paradestinuar të dështojnë”, tha Yıldırım.
Ai ka pohuar se mëngjesin e sotëm i ishte thënë se është kryer një sulm terrorist në Kayseri dhe të anulojë programin e sotëm në Kahramanmaras.
“Thash nuk do ta anulojmë eventin dhe këtë nuk e bëmë, sepse nuk u nënshtrohemi terroristëve”, përfundoi Yıldırım.