Muhammed Enes Can
20 Mars 2016•Përditësim: 20 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Sulmuesi vetëvrasës i cili mori jetën e katër personave të shtunën në Stamboll është identifikuar si Mehmet Öztürk. Identiteti i tij është bërë publik pas përfundimit të testeteve të ADN-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti mjeko-ligjor të policisë, sulmuesi u identifikua duke krahasuar gjakun me mostrat e gjakut të marra nga të afërmit e tij.
Shpërthimi vrau pesë persona, duke përfshirë edhe vetë Ozturk, dhe plagosi 39 të tjerë.