Ilkay Guder
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin dënoi sulmin e mbrëmshëm terrorist në qytetin Nice të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Barbarët modern që e organizuan këtë sulm nuk kanë lidhje me njerëzinë dhe fenë. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në botë për këta egërsira”, ka shkruar zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Kalin në llogarinë e tij në Twitter lidhur me sulmin terrorist në Francë.
Ai e dënoi ashpër sulmin barbar që ndodhi në Nice dhe shprehu ngushëllime për viktimat dhe uroi shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.
“Në këtë ditë të hidhur jemi pranë Francës. Lufta e përbashkët kundër çdo forme të terrorizmit është përgjegjësi dhe detyrë globale”, thotë Kalin.