Malik Hasa
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
TIRANË (AA) - Pas sulmit terrorist në Francë kanë reaguar drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar duke dënuar ashpër këtë sulm dhe duke shprehur solidaritetin me popullin dhe qeverinë franceze, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushullimi homologu të tij frqancez, François Hollande.
%2FNew%20folder%2F20160224_2_14432924_5720498.jpg)
''E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë'', thuhet ndër të tjera në mesazhin ngushullues të Nishanit publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.
%2FNew%20folder%2F20160303_2_14574581_5964619.jpg)
Në lidhje me sulmin terrorist në Francë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. "Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë. Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do të triumfojnë", shprehet Rama në një status në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ndërsa Ministria e Jashtme Shqipërisë në një reagim zyrtar ka deklaruar: "Qëndrojmë krahë Francës në betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme. Ministria e Punëve te Jashtme dëshiron të informoj ë opinionin publik se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë situatë krize. Nga informacionet e deritanishme të përcjella nga ambasada jonë në Paris nuk rezulton të kemi shtetas shqiptar që mund të kenë humbur jetën."
Të paktën 84 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmin terrorist në qytetin Nice të Francës të enjten në mbrëmje, ku një kamion kaloi përmes turmës të mbledhur në kuadër të festimeve për 14 korrikun, Festën Kombëtare.