Onur Usta
13 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
PARIS (AA) -Afër nëntë për qind e popullsisë së Francës janë emigrantët, ka konfirmuar në raportin e tij Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE), transmeton Anadolu Agency (AA).
INSEE ka publikuar një raport i cili përfshiu periudhën 2006-2013, dhe përmban informacione mbi numrin e emigrantëve të cilët jetojnë në këtë vend.
Sipas këtyre të dhënave, në mesin e 65,8 milionë banorëve në Francë, 11,6 për qind prej tyre janë lindur jashtë kufijve të këtij vendi, 8,9 për qind janë emigrantët, ndërkohë që 6,4 nuk ka shtetësi franceze.
Në periudhën e vitit 2006 përqindja e emigrantëve në Francë ka qenë 8,1 për qind, ndërsa në janar të 2014 ajo arriti shifrën prej 8,9 për qind. Numri i emigrantëve në Francë ju ofrua shifrës gjashtë milionëshe.
Gjithashtu, 39 për qind të emigrantëve në Francë kanë marrë shtetësinë e atij vendi, ndërkohë që pesë përqind e gjithë popullsisë të moshës 15 deri 50 vjeçare kanë shtetësi të dyfishtë.
Në vitin 2013 në Francë janë lindur 63 fëmijë prindërit e të cilëve janë të huaj. Gjatë asaj periudhe në Francë kanë ardhur 332 mijë njerëz, 70 përqind e të cilëve ishin emigrantë, ndërsa 30 përqind të tjerë francezë të cilët u kthyen në vendin e tyre. Gjithashtu, nga Franca gjatë periudhës së njëjtë janë zhvendosur 229 mijë njerëz.