02 tetor 2015•Përditësim: 02 tetor 2015
PARIS (AA) - Policia franceze zbuloi 31 emigrantë të cilët ishin fshehur në frigoriferët e një kamioni në periferi të qytetit Dunkerque, raporton Anadolu Agency (AA).
Emigrantët, nga të cilët 30 shtetas të Sirisë dhe një vietnamez, u gjetën në një kamion pranë një pike karburanti në vendin Grande Synthe. Të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore, duke përfshirë edhe një fëmijë tre-vjeç, pavarësisht temperaturave të ulëta në frigoriferin e kamionit.
Shumë emigrantëve nga Afrika dhe Azia, Franca u shërben si transit në rrugën e tyre drejt Britanisë së Madhe. Mijëra prej tyre të cilët jetojnë në kushte të vështira në kampin Calais, që ndodhet pranë qytetit Dunkirk, kanë tentuar në mënyrë ilegale të arrijnë në Britani.