Handan Güneş
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Në Samitin e 19-të të Hulumtimeve që u mbajt në Stamboll, u theksua se shkrimi me dorë është një proces që zhvillon më shumë trurin se sa shkrimi në tastierë, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizator i Samitit ishte Shoqata e Hulumtuesve Turq (TUAD).
Samiti u drejtua nga akademiku Sinan Canan, i cili tha se telefonat e mençur dhe dixhitalizimi kanë një vend të rëndësishëm në stilin e jetës, dhe kjo ka një ndikim negativ në zhvillimin e trurit dhe të folurit.
Ai konsideron se është shumë e rëndësishme "që të përdoren duart dhe të shkruajmë".
Drejtoresha e TUAD-it, Fulya Durmus tha se duhet të ndiqen dhe kuptohen nevojat e konsumatorëve që lidhen me kohën e teknologjisë dhe të ndiqet sektori hulumtues dhe kështu të jemi në hap me kohën dixhitale.