Ayşe Aktaş
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC), David Miliband shprehet se refugjatët nuk dëshirojnë të jetojnë në kampe, raporton Anadolu Agency (AA).
Miliband ka deklaruar për Associated Press se afërsisht 60 përiqnd e refugjatëve jetojnë nëpër qendra të qyteteve dhe shton se: "Në Stamboll ka më shumë refugjatë se në të gjithë Europën".
Miliband ka theksuar ndër të tjera se tashmë ato që janë larguar nga lufta nuk mund të gjejnë vende nëpër kampe, dhe ngaqë janë të vetëdijshëm se për një kohë të gjatë nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre nuk dëshirojnë të qëndrojnë nëpër kampe.
Ish-ministri i Jashtëm britanik, Miliband u shpreh se problemi rrënjësorë që në botë ka më shumë se 20 milionë refugjatë ku dhe 2 milionë prej tyre ndodhen në Turqi qëndron në trazirat në disa rajone të caktuara të vendeve muslimane.
Në lidhje me shprehjet e raportuesit të posaçëm për të drejtat e refugjatëve në OKB, Francouis Crepeau se "Brenda 5 viteve të ardhshëm në Europë duhet të vendosen në total 2 milionë refugjatë" Miliband ka vlerësuar se "Një kontinent me një popullsi prej 500 milionë është e pa-mundur të përballojë 400 mijë refugjatë në vit”.
Ndër të tjera Miliband ka theksuar se IRC ka kontaktuar 800 familje refugjate në Izmir të Turqisë të cilët kanë pohuar se nuk kanë plan të rikthehen dhe se dëshirojnë të shkojnë në vendet evropiane. Ai shton se 40 përiqnd e familjeve të kontaktuara kanë pohuar se nuk kanë paratë e nevojshme për të paguar trafikantët që ti dërgojnë ato në Europë.
Miliband duke vënë në dukje se trafikantët e qenieve njerëzore përfitojnë se nuk ka rrugë ligjore për vendosjen e refugjatëve në Europë u shpreh se: "Në Turqi mund të krijohet një qendër për regjistrimin dhe dërgimin e refugjatëve. Kjo është e vetmja rrugë për të parandaluar që këto njerëz të bien në duart e trafikantëve. Është shumë e qartë se gardhet nuk do të mund ti ndalojnë dot trafikantët".