Sinan Yiter
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Agjencia Turke pë Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka siguruar pajisje teknike të nevojshme për të mundusuar arsim në mjedis më modern për rininë boshnjake që jetojnë në rajonin Zhur të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga TIKA, thuhet se pajsijet teknike të cilët janë të nevojshme për metoda më moderne të mësimdhënies së gjuhëve në kurset nga ana e Instutit Junus Emre, me ceremoninë e organizuar u dorëzuan tek autoritetet e shkollës fillore Meto Bajraktari në qendrën Reçane të rajonit Zhur.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë Koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Eyüp Yavuz Ümütlü, zëvendësdrejtori i Institutit Junus Emre në Prishtinë Bülent Üçpunar, drejtorët e shkollës dhe nxënësit të kurseve për gjuhën turke.
Koordinatori i TIKA-s në Kosovë Ümütlü, në fjalimin e tij në ceremoni tha se marrëdheniet mes Kosovës dhe Turqisë janë duke përparuar në drejtim të historisë së përbashkët dhe lidhjet miqësore.