Dzihat Aliju
01 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
SHKUP (AA) - Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik për herë të dytë organizon Kongresin Ndërkombëtar Studentor me temë “Fryma e ndërmarrësisë – rrota lëvizëse e shoqërisë së sotme", ku do të marrin pjesë më shumë se 40 studentë nga 19 shtetet të ndryshme, raporton Anadoly Agency (AA).
Programi i paralajmëruar do të realizohet 2 ditë ku do të ligjërojnë profesorët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Në hapjen solemne të këtij kongresi morën pjesë rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, İsmail Kocayusufoğlu, zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Turqisë në Shkup, Sinan Ertay, biznesmenë, profesorë dhe studentë.
Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, İsmail Kocayusufoğlu në deklaratën e tij për AA tha se është kongres i cili organizohet nga studentët e vet universitetit dhe se këtë vit organizohet për herë të dytë. Kocayusufoğlu theksoi se këtë vit në këtë kongres marrin pjesë më shumë se 40 studentë nga 19 shtete të ndryshme. Ai theksoi se tema e kongresit këtë vit është “'Fryma e ndërmarrësish”. Ne do ta kemi si mysafir themeluesin e kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti-n i cili është shembull në Maqedoni për ndërmarrësi. Ai do ti ndriçojë të rinjtë me përvojën e tij në ndërmarrësi."
Kongresi do të zgjasë dy ditë, dhe profesorët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik do t’iu ligjërojnë studentëve që vijnë nga mbarë bota me temë "Fryma e ndërmarrësisë"