Stipe Majic
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
ZAGREB (AA) - Pasi shkollat fillore sot filluan me procesin mësimor, edhe profesorët universitarë në Kroaci prej nesër paralajmëruan ndërprerjen e grevës, raporton korrespodenti i Anadolu Agency (AA).
Greva e përgjithshme e punonjësve të arsimit e udhëhequr nga Sindikata vertikale e arsimit filloi të premten, ndërsa kërkesa kryesore ka qenë rritja e pagave për të gjithë me katër përqind.
E para nga greva u tërhoq Sindikata e Mësuesve Kroatë, liderja e së cilës Sanja Shprem, ka porositur se greva paralajmëron gjendjen e rëndë në arsimin fillor. Puna në shkollat fillore ka vazhduar sot.
Pasi Sindikata e Pavarur dhe e Arsimit të Lartë në krye me Vilim Ribiç kaloi në referendum për anëtarët, jehona vërtetoi se interesi i profesorëve dhe shkencëtarëve për të vazhduar grevën ishte shumë i ulët. U vendos që nga nesër, puna në universitetet dhe institucionet shkencore të zhvillohet normalisht.
Të vetmit që kanë mbetur në grevë janë sindikalistët e Sindikatës të Pavarur të Punonjësve në Arsimin e Mesëm Branimir Mihalinec të cilët edhe nesër do të vazhdojnë me bojkotin e punës në shkollat e mesme deri në ardhjen e Qeverisë teknike e cila do të jetë e interesuar për të realizuar kërkesën e rritjes së pagës prej katër përqind.