İlkay Guder,Mümin Altaş
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
BEOGRAD (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan arriti mbrëmë për vizitë në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti turk në aeroportin "Nikolla Teslla" në Beograd u prit nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç, anëtarët e qeverisë së Serbisë si dhe ambasadori i Turqisë në Beograd Tanju Bilgiç.
Në Beograd së bashku me Erdoğanin ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, si dhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjenerali Hulusi Akar, Zëvendëskryeministri Fikri Isik, ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Omer Celik, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Mehmet Ozhaseki, ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Ahmet Esref Fakibaba, ministri i Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Veysel Eroglu dhe ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan.