Furkan Naci Top
02 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
AHTINË (AA) - Policia greke ka evakuuar refugjatët në ish-aeroportin Eliniko, i cili përdoret si kamp në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se janë marrë masa intensive të sigurisë për evakuimin e ndërtesave të cilat përdoren si kampe për personat e bllokuar në vend, pas mbylljes së kufijve për kalimet e refugjatëve.
Njoftohet se nën shoqërimin e policisë janë vendosur nëpër autobusë afërsisht 600 refugjatë, shumica e të cilëve qëndronin në çadra të improvizuara të vendosura në hapësirat sportive. Këto hapësira janë braktisur që nga lojërat olimpike verore 2004 dhe ndodhen brenda ndërtesave të aeroportit.