Mehmet Hatipoğlu
31 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
KOMOTINI (AA) - Qindra fermerë bllokuan kalimin kufitar Evzonoi midis Greqisë dhe Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fermerët mbrëmë janë mbledhur me traktorë në Idomeni të Greqisë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, për të treguar kushtet e tyre të vështira në sektorin e bujqësisë në vend.
Në këtë mënyrë fermerët shprehin pakënaqësinë me taksat e reja në sektorin e bujqësisë si dhe ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore të cilat janë miratuar si pjesë e luftës së qeverisë greke me krizën ekonomike.
Protesta është siguruar nga një numër i madh i forcave të sigurisë, kurse fermerët me traktorë kanë bllokuar kalimin kufitar. Ka pasur edhe trazira midis demonstruesve dhe policisë. Janë plagosur dy fermerë, dhe u shkatërruan disa makina të policisë.
Kryetari i Shoqatës së fermerëve dhe blegtorëve të rajonit Pionia, Thomas Karipidis deklaroi se kanë pritur që protestës t'i bashkohen edhe fermerët nga rajonet tjera.
Fermerët nga 25 janari janë duke organizuar protesta në vende të ndryshme duke bllokuar rrugët magjistrale. Negociatat me qeverinë janë zhvilluar disa herë, por nuk janë arritur marrëveshje.
Për shkak të protestave të fermerëve vitin e kaluar, më shumë se 6.000 kamionë për javë të tëra mbetën të bllokuar në doganë.