Furkan Naci Top
26 Prill 2018•Përditësim: 26 Prill 2018
ATHINË (AA) - Është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim Süleyman Özkaynakçı, një prej puçistëve i cili u arratis në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik 2016 në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës greke "Kathimerini", mësohet se Özkaynakçı është lënë i lirë nga drejtoria e departamentit për të huajt e Policisë së Greqisë, në kuadër të vendimit për lirimin e tij nga Këshilli i Shtetit në Greqi.
Ndërkohë theksohet se Özkaynakçı është dërguar në një shtëpi sekrete nën masa sigurie.
Në vendimin e Këshillit të Shtetit në Greqi theksohej se Özkaynakçı do të qëndrojë i lirë me kushtin e kontrolleve të rrepta deri në njoftimin e vendimit të aplikimeve për azil të të gjithë ushtarëve të tjerë puçistë.
Gjithashtu ndaj Özkaynakçı është vendosur kushti me masa kontrolli të cilat e obligojnë të tregojë adresën, e cila nuk do të publikohet, të paraqitet në polici çdo ditë dhe të mos largohet nga vendi.