Stipe Mayiç
29 Nëntor 2017•Përditësim: 29 Nëntor 2017
ZAGREB (AA) – Kuvendi i Kroacisë ka ndërprerë seancën e rregullt dhe deputetët kanë shkuar në pauzë pasi nga Haga arriti lajmi se Slobodan Praljak ka pirë helm, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputetët kroatë braktisën sallën për shkak të emocionimit që ndodhi pasi mësuan lajmin se Slobodan Praljak, pasi iu shqiptua dënimi me 20 vite burg pretendohet se piu helm, për shkak të cilës u ndërpre edhe vazhdimi i shqiptimit të aktvendimit në Tribunalin e Hagës.
Para gazetarëve deklaratë të shkurtë dha deputeti Miro Bulj i cili tha se pret që me shëndetin e Praljak do të jetë gjithçka në rregull.
“Ushtari kroat shpëtoi enklavën e Bihaçit dhe parandaloi Srebrenicën e re dhe nuk ka marrë pjesë në vepra kriminale. Ndodhi agresion serbomadh në Kroaci dhe BeH”, tha Bulj.
Bulj akuzoi diplomacinë dhe politikën kroate, sepse ata nuk qëndronin përkrah kroatëve të cilëve iu shqiptuan aktvendimet.