Abdullah Aşıran
14 Qershor 2018•Përditësim: 14 Qershor 2018
HAGË (AA) – Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konfirmoi se në sulmin e 24 dhe 25 marsit të vitit të kaluar në rajonin Latemne të Sirisë është përdorur gazi sarin dhe gazi klor, transmeton Anadolu Agency (AA).
OPCW publikoi raportin në lidhje me sulmin e 24 dhe 25 marsit të vitit të kaluar në rajonin Latemne të Sirisë.
Në një deklaratë nga organizata thuhet se në raportin e publikuar nga Misioni për Gjetjen e Fakteve (FFM) është konfirmuar se në sulmin e kryer më 24 mars të vitit të kaluar në rajonin Latemne të Sirisë me shumë gjasë gazi sarin është përdorur si armë kimike.
Ndërsa në sulmin e 25 marsit të vitit 2017 ndaj spitalit në rajonin Latemne, në deklaratë thuhet se FFM ka zbuluar se me gjasë gazi klorin është përdorur si armë kimike.
Më tej thuhet se deri te këto gjetje është arritur si rezultat i hulumtimeve, eksperimenteve dhe informacioneve të marra nga dëshmitarët. "Për të arritur në një rezultat të qartë ka zgjatur mbledhja e informacioneve dhe materialeve, dëgjimit të dëshmitarëve dhe analizës së mostrave", thuhet në deklaratë.
Raporti u është prezantuar shteteve palë dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.