Adel Ömeragiç
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
PODGORICË (AA) - Qeveria e Malit të Zi miratoi propozim ligjin mbi ratifikimin e Traktatit Veri-atlantik dhe të njëjtin e dorëzoi për votim në Kuvend me procedurë të shkurtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ka njoftuar se integrimi euro-atlantik dhe anëtarësimi në NATO është një nga prioritetet e saj strategjike të politikës së jashtme që nga rivendosja e pavarësisë së Malit të Zi.
"Duke u mbështetur në përvojën e humbjes së pavarësisë pas Luftës së Parë Botërore, Mali i Zi e ka patjetër që në rrethanat e tanishme gjeopolitike të analizojë racionalisht të gjitha opsionet, duke marrë një vendim i cili në mënyrën më të përshtatshme dhe të justifikuar ekonomikisht do të mbrojë interesat kombëtare dhe të sigurisë", thuhet në llogarinë e qeverisë në Twitter.
Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi e kanë ratifikuar 28 nga 29 shtete anëtare të NATO-s, dhe i njëjti mbetet të ratifikohet vetëm edhe nga Spanja, ndërsa në Holandë ka nevojë të kalojë afati për organizimin e një referendumi të mundshëm.
Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Predrag Boshkoviç dhe Sërxhan Darmanoviç thanë më herët se Mali i Zi mund të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin maj, në cilësi të anëtarit të plotë, por që zyrtarisht të pranohet më pas.