PSARADES (АА) - Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë sot në anën greke të liqenit të Prespës e nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe për partneritet strategjik sipas të cilit Maqedonia do ta ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe për partneritet strategjik e nënshkruan ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, bashkë me ndërmjetësin në bisedimet, ambasadorin në OKB, Matthew Nimetz.
%2F20180617_2_30950263_34744853.jpg)
Në ceremoninë e nënshrkimit morën pjesë kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, bashkë me delegacionet e tyre.
- Zaev: Në themelet e së kaluarës ndërtojmë ardhmëri
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev tha se është krenar në fjalimin e sotëm, për shkak, se siç tha, me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme i jepet fund një kontesti, i shumë dallimeve që u ngritën mur i cili i rëndonte marrëdhëniet mes fqinjëve.
"Ato ishin tri dekada pasiguri për të ardhmen tonë, tri dekada të brengave serioze për pasoja të padëshirueshme. Prandaj ne, unë dhe kryeministri Tsipras, ministrat e Punë të Jashtme Kotzias dhe Dimitrov, anëtarët e qeverive tona, bashkë me bashkëpunëtorët tonë dhe me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjik, u nisëm në kërkim të zgjidhjes. Pas zgjidhjes së dinjitetshme dhe të pranueshme për të dyja palët, arritëm deri tek zgjidhja", deklaroi Zaev duke shtuar se në themelet e së kaluarës ndërtojnë ardhmërinë.
"Mësuam se duhet të mësojmë nga historia e jo ta përsërisim. Në themelet e së kaluarës ndërtojmë ardhmëri", tha Zaev.
Sipas tij, Marrëveshja solli inkurajim dhe aspirata për besim më të madh mes dy vendeve, për iniciativa që sjellin jetë më të mirë për qytetarët e të dyja vendeve.
%2F20180617_2_30950560_34745703.jpg)
"Zgjidhja dhe procesi nëpër të cilin kaluam na solli mik për të cilin deri dje disa në mjediset tona na bindnin se është mik i papajtueshëm. Ndërtojmë miqësi me Greqinë, do të jemi partnerë dhe aleatë. Ata do të jenë mbështetësit tanë, bashkë trasojmë rrugën për partneritet strategjik, për përfitime për qytetarët e të dyja vendeve", porositi Zaev.
Në fjalimin e tij, kryeministri i Maqedonisë porositi se rajon fiton realitet të ri, i cili bashkarisht do të ndërtohet në themelet e miqësisë së ndërsjellë dhe të angazhimeve të përbashkëta për qeverisje të demokracisë, paqes dhe prosperitetit në tërë rajonin.
Ai dërgoi një mesazh edhe deri tek kundërshtarët e Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin.
"Dhe të gjithë ta dinë, kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje kanë të drejtë në mendimin e tyre dhe qëndrim të fortë argumentues. Të kesh një pozicion është një mënyrë evropiane, ashtu siç duhet të diskutohet për Evropën dhe të jepet një shans për zgjidhjen përmes sistemit të vendim-marrjes institucionale. Është evropiane t'i japim mundësi zgjidhjes së ofruar. E gjithë bota demokratike, të gjithë miqtë tanë, partnerët dhe mbështetësit kanë thënë se kjo marrëveshje është një hap me të cilin dy vendet tona janë tërhequr nga e kaluara dhe nisen drejt së ardhmes. Kur të gjithë mendonin se nuk ka rrugëdalje, ne kemi ecur përpara", theksoi Zaev.
Kryeministri Zaev falënderoi homologun e tij grek Alexis Tsipras dhe ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, sepse, siç tha ai, ata patën virtytin dhe gjetën forcë për t'u përkushtuar ndaj kësaj, pasi e quajtën një zgjidhje historike dhe shekullore.
Zaev gjithashtu falënderoi ambasadorin Matthew Nimetz, duke vënë në dukje se ai i kushtoi gati tre dekada të jetës së tij në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjes për emrin.
"Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për Bashkimin Evropian dhe për përfaqësuesit e tij gjatë tërë viteve të fundit. E madhe është mbështetja që kemi marrë gjatë gjithë periudhës edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatët e NATO-s", tha Zaev.
Falënderim të veçantë, kryeministri Zaev u drejtoi edhe krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve fqinje. Ai theksoi se inkurajimi dhe ndihma e tyre ishin të një rëndësie vendimtare në kohë të caktuara.
- Tsipras: Erdhi koha të këndojmë këngë të lumtura në Ballkan
Kryeministri i Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, në fjalën e tij tha se "erdhi koha përsëri të këndojmë këngë të lumtura në Ballkan dhe sot po bëjmë hapin e parë të rëndësishëm në këtë drejtim".
"Një këngë të re të tillë kemi filluar ta shkruajmë këtu në Prespë. Qëllimi ynë është që kjo këngë gëzimi të këndohet për shumë shekuj dhe nga shumë breza të ardhshëm, në gjuhën tonë dhe në gjuhën tuaj, në vendin tonë dhe në vendin tuaj, nga populli ynë dhe populli juaj. Një këngë që do të festojë paqen", tha kryeministri grek.
Për takimin në Prespë tha se ishte një takim me historinë për shkak të rëndësisë historike të zonës.
%2F20180617_2_30950263_34744855.jpg)
"Ndodhemi këtu duke shikuar në sy historinë e popujve tanë, jemi këtu që të dy ta kryejmë detyrën tonë patriotike", tha kryeministri grek dhe u bëri thirrje qytetarëve të të dyja vendeve ta pranojnë marrëveshjen pa paragjykime.
"Me shumë mund dhe përpjekje arritëm deri te një marrëveshje reciproke të pranueshme, e cila respekton plotësisht parimet themelore dhe vlerat e të dyja palëve, marrëveshje që sot na lejon t'u adresohemi qytetarëve të të dy vendeve, t'i shohim ata në sy dhe t'i ftojmë ata ta lexojnë atë dhe ta mbështesin atë pa paragjykime. Nëse shpirti i çdo kombi është historia e tij, atëherë në pajtimin tonë përshkruhen shpirtrat e të dy kombeve", tha Tsipras.
- Nimetz: Ishte kënaqësi që isha ndërmjetës
Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit për emrin, Matthew Nimetz, tha se nuk ka dhuratë më të mirë për ditëlindjen e tij me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes që i dha fund mosmarrëveshjes shumë dekadashe midis dy vendeve. Ai përgëzoi kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, si dhe ministrat e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias.
"Gjetja e një zgjidhjeje për këtë problem kërkon lidership të mençur dhe një vizion strategjik, dhe këta liderë kanë treguar se posedojnë ato cilësi të rëndësishme. Ju nuk mund të gjeni shpesh në të njëjtën kohë mençurinë, vizionin politik dhe aftësinë diplomatike, ndërsa të gjitha tri cilësitë ishin të pranishme te këto katër liderë që punuan shumë. Është një gjë e rrallë", theksoi Nimetz, duke shprehur besimin se Marrëveshja është në interesin strategjik të të dy vendeve.
"Ishte një kënaqësi për mua të isha ndërmjetës dhe tani mund të dëshmoj nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Ishte kënaqësi për mua të punoja me këta dy ministra, por edhe me gjithë përpara procesit të gjatë dhe të vështirë. Zgjidhja e këtij problemi që për një kohë të gjatë rezultoi me një marrëveshje të drejtë, të ndershme dhe të zbatueshme, do të jetë një sukses jo vetëm për marrëdhëniet mes dy vendeve por do të shërbejë si një shembull për rajonin, që dy fqinj mund të zgjidhin një problem nëse ata angazhohen për të njëjtin", tha Nimetz.
Gjatë ceremonisë së sotme në Prespë morën pjesë edhe Nënsekretarja për Çështjet Politike të Kombeve të Bashkuara, Rosemary Di Karlo, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Psarades, delegacionet u nisën në një drekë të përbashkët në Oteshevë, në anën e Maqedonisë, në liqenin e Prespës. Pas drekës, është paralajmëruar një takim dypalësh mes kryeministrit Zaev dhe Tsipras.
- Përleshje në protestën kundër marrëveshjes Maqedoni-Greqi, 8 të plagosur
Një grup prej 4.000 personash të cilët dëshironin të shkojnë në zonën ku u nënshkrua marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, janë ndaluar nga ekipet e policisë në afërsi të fshatit Pisoderi, 30 kilometra larg nga vendi.
Protestuesit kanë ardhur me rreth 80 autobusë nga rajonet përreth, ndërsa brohoritën slogane kundër marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.
Pasi që një grup i protestuesve sulmoi me gurë dhe shkopinj policinë e cila nuk lejoi kalimin e tyre, një numër i madh i forcave të sigurisë intervenuan me gaz lotsjellës.
Në rajon u dërguan autoambulanca për protestuesit që u prekën nga gazi lotsjellës. Sipas mediave greke, në përleshje janë plagosur të paktën 8 persona.
news_share_descriptionsubscription_contact
