Almir Terzic
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Igor Cërnadak në një intervistë për Anadolu Agency (AA) në mesin e shumë çështjeve ka folur edhe për atë nëse qytetarët e BeH-së në vitin 2017 do të udhëtojnë pa viza në Kosovë, por edhe mbi pagesën e taksave për shkuarje në vendet e BE-së, të cilën e konsideron si efekt antievropian.
Lidhur me Kosovën ministri i Jashtëm i BeH-së Cërnadak tha se dëshirojnë të kenë një proces të thjeshtë, porse momentalisht nuk kanë bashkëbisedues.
“Kjo besoni nuk varet nga ne. Ajo që ne duam është që të kemi një proces të thjeshtë të marrjes së vizës, të mundësojmë që njerëzit të lëvizit me lehtë. Megjithatë, unë e përsëris edhe njëherë se ne momentalisht nuk kemi bashkëbisedues. Ne disa herë kemi inicuar këto bisedime përmes Komisionit Evropian, meqë ne nuk kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta diplomatike. Madje kemi propozuar që kjo të jetë në territorin e Malit të Zi, takim i ekspertëve. Unë sinqerisht shpresoj se do te kjo do të vjen që të bëjmë ndonjë marrëveshje për të lehtësuar me qëllim që njerëzit të lëvizin më lehtë, ku menjëherë do të ketë efekte të mira në bashkëpunimin afarist dhe çdo lloj tjetër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BeH-së”, tha Cërnadak.
Lidhur me paralajmërimin e vendosjes së taksës për vendet e Ballkanit për të shkuar në Bashkimin Evropian, ministri Cërnadak u shpreh se kjo është e gabuar.
“Ende nuk e di cili është qëndrimi përfundimtar i BE-së rreth kësaj, kur kjo të hyjë në fuqi. Ne nuk mund të ndikojmë ndaj kësaj. Nuk kemi kurrfarë mekanizmi, për ndikim ndaj çfarë do vendimi të institucioneve të BE-së, por atë që mund dhe e kemi bërë të gjithë ne që jemi në rrugën e integrimeve evropiane në Ballkan, që qartë të themi se konsiderojmë se kjo është e gabuar. Kjo është çka ka të bëjë me ne. Ka shumë vende të tjera që do të jetë në gjendje të zbatojnë plotësisht. Ne konsiderojmë se kjo nuk duhet bërë sepse do të ketë një efekt antievropian në vendet tona, do të krijojë shumë problem praktike, sidomos këtë lloj të regjistrimit on line për secilin person që dëshiron të hyjë në BE. Gjëja e tretë që ne mendojmë se jemi në disa situata të vështira të tilla si kriza e migrantëve, lufta e përbashkët kundër terrorizmit kemi dëshmuar se kemi institucione që mund t’u besojmë dhe ky fakt duhet pranuar se ne së shpejti do të jemi pjesë e BE”, tha në intervistën për AA Igor Cërndak, ministër i Punëve të Jashtme i BeH-së.