Dzihat Aliju
23 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
SHKUP (AA) - Shkrimtarin dhe publicistin turk Akif Emre, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sulmi kardiak vitin e kaluar, nuk e harruan miqtë nga Shkupi, raporton Anadolu Agency (AA)
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Emres në xhaminë e Murat Pashës, që ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u bë duaja e hatmes për të ndjerin.

Kryetar i Departamentit të Studimeve të Orientalistikës në Universitetin e Tetovës dhe Drejtor i Shtëpisë Botuese Logos-A, Prof. Dr. Adnan Ismaili, një ndër miqtë e afërm të Emres, foli për AA mbi punimet dhe si është njoftuar me Emren.
Duke rikujtuar se me Emren janë njoftuar në vitet 1983-84 të periudhës së Jugosllavisë, Ismaili tregoi si janë mbledhur dhe kanë diskutuar se çfarë mund të bëjnë në procesin pas burgosjes së presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegovic dhe shokëve të tij.
Ismaili po ashtu pohoi se Emre shpesh herë ka vizituar edhe Shkupin, duke theksuae se, “Në kohën e komunizmit, kur edhe vëllau ynë Akif ishte student, banesa ku qëndronte ai ishte shtëpi e strategjisë, e mbledhjeve të muslimanëve të Ballkanit, veçanërisht të atyre shqiptar dhe boshnjak. Në mënyrë të vazhdueshme diskutonim rreth çështjeve të muslimanëve të Ballkanit. Ishim duke folur për problemet e muslimanëve të Ballkanit. Zotëri Akif që atëherë ishte shumë i ndjeshëm ndaj kësaj çështje”.
Më tej Ismaili rikujtoi se pas vitit 1990 Emre ka bërë filma dokumentar rreth muslimanëve në botë, në veçanti të atyre të Ballkanit, dhe se ka realizuar intervista me dijetarë dhe mendimtarë të ndryshëm. Ai shtoi se Emre ishte ai që ka prezentuar prapavijën e muslimanëve të Ballkanit për publikun turk.
"Për zotëri Akifin aq sa ishte i rëndësishëm Stambolli, Kudsi, ishte i rëndësishëm poashtu edhe Shkupi dhe Sarajeva, muslimanët e Ballkanit", u shpreh Ismaili.
"Zotëri Akif ishte shprehur për Andaluzinë dhe vilajetin e Janinës. Çamëria e cila sot gjendet në Greqi, ku nuk ka mbetur as vepra e as fe. Atëher kishte thënë 'Edhe për Andaluzinë edhe për Janinën duhet të bëjmë një projekt, një strategji që të ringjallen filizët'. Këtë e kishte thënë në vitin 86. Janina, Çamëria për ne edhe sot është një hapësirë e harruar".
"Akif Emre është i rëndësishëm edhe për muslimanët e Ballkanit"
“Emre aq sa është i rëndësishëm për opinionin publik të Turqisë, aq është i rëndësishëm edhe në aspektin e muslimanëve të Ballkanit", thotë Ismaili, duke shtuar se, “Mos bërja e asnjë kompromisi nga rruga e drejtë, ishte ajo që e bëri Akif, vëllaun tonë Akif".
Ismaili gjithashtu bëri të ditur se Emre ka dhënë kontribut të madh që lëvizjet dhe organizimet islame shqiptare dhe të rajonit të mos radikalizohen, duke treguar se në periudhat në vijim kanë paraparë që të zhvillojnë seminare dhe punime të ndryshme në lidhje me Emre.
Ai bëri të ditur se me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Emres është lexuar Kur'an-i Kerim në Shkupin e Maqedonisë, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi, Sanxhak dhe në Preshevë të Serbisë.
Ismaili theksoi se kanë përkthyer edhe shumë libra të Emres në gjuhën shqipe.
"Para 20 vitesh kishim filluar të përkthejmë nga turqishtja në shqip. Kishin ardhur disa oferta nga shkrimtarë turq. Librat e Fetullah Gülen dhe Adnan Oktar të përkthehen në shqip. Ne gjithmonë konsultonim me atë. Shumë interesant, duke mos hyrë shumë thellë na tha ‘Vëlla, mbani të pastër Logos-A, qëndroni larg, mos e njollosni shtëpinë botuese'", tha Ismaili për AA.