Ömer Aydın
17 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
STRASBURG (AA) - Tetë refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani të cilët janë rikthyer nga Maqedonia në Greqi, kanë aplikuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Me mbështetje të Qendrës së të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtat Ligjore në Evropë (ECCHR) dhe Pro Asyl refugjatët në fjalë kanë aplikuar më 13 qershor. Kjo çështje përmban edhe cilësinë e të qenit si çështja e parë në këtë drejtim. Në një deklaratë nga ECCHR dhe Pro Asyl thuhet se 8 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një me aftësi të kufizuara kanë hyrë në Maqedoni më 14 mars dhe më pas janë kthyer nga Idomenia në drejtim të Greqisë nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.
Në deklaratë thuhet se personat në fjalë janë rikthyer pa u marrë në pyetje si dhe janë rikthyer drejt Greqisë përmes një dere të hapur në gardhin me tela me gjemba në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo gjë pretendohet në deklaratë, është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventa e Gjenevës, pjesë e të cilës është edhe Maqedonia.
Në deklaratë thuhet se ''8 refugjatëve nuk i është dhënë mundësi që të kërkojnë të drejtën e tyre për të kërkuar azil si dhe mos dhënia e mundësisë për shpjegimin e gjendjes së tyre të veçantë."
Rreth 1500 refugjatë më 14 mars 2016 janë kthyer drejt Greqisë nga forcat e sigurisë së Maqedonisë. Autoritetet vendase kishin deklaruar se që nga data 8 mars, datë kjo kur u mor vendimi për mbylljen e kufijve deri në fund të majit janë kthyer nga Maqedonia në drejtim të Greqisë 11.800 refugjatë.
ECCHR dhe Pro Asyl pretendojnë se shpresojnë që të dalë një përfundim pozitiv nga Gjykata Ndërkombëtare duke i'u referuar edhe rastit të Spanjës të cilët thyen gjithashtu rregullat e të drejtave të refugjatëve.
Çështja ka një veçori pasi është e para e këtij lloji. Ajo pritet që të zgjasë rreth 2 vite.