İlyas Kaçar
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA)- Gjatë një operacioni anti-drogë në Stamboll u konfiskuan 194 kilogramë e 980 gram marijuanë dhe u arrestuan 3 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në operacion u arrestuan dy persona me inicialet A.G (27), Ç.D. (18) dhe një shtetas i Maqedonisë me inicialet Z.M (33).
Ekipet për anti-drog në kuadër të Drejtorisë për Siguri të Stambollit dhe të Drejtorisë për Siguri në Qarkun Sultanbeyli realizuan operacionin pas informacioneve së në rimorkion e një kamioni të parkuar gjendet lëndë narkotike.
Gjatë operacionit u konfiskuan mbi 194 kilogramë marijuanë. Të dyshuarit janë marrë në pyetje nga autoritetet në kuadër të hetimeve ndaj tyre.