Fatjon Cuka
20 Shtator 2017•Përditësim: 21 Shtator 2017
TIRANË (AA) - Policia e Shqipërisë gjatë një operacioni antidrogë ka sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa janë ndaluar dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të publikuar sot, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka konfirmuar se operacioni antidrogë që ka nisur gjatë orëve të natës po vijon të zhvillohet në det e tokë.
"Operacioni është ndërmarrë nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Forcë, Guardia di Finanza, ku është sekuestruar rreth 1 ton lëndë narkotike kanabis sativa. Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det, ndërkohë rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga forcat e policisë", thuhet në njoftim.