Nazmi Abduramani
12 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
SHKUP (AA) – Në shkurt të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 36.869 turistë të cilët kanë realizuar 79.860 bujtje që paraqet rritje të numrit të turistëve për 13.6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 10.3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve vendorë në shkurt të këtij viti, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2016, është rritur për 15.9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 12.2 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendorë është ulur për 1.1 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 17.8 për qind.
Në periudhën janar-shkurt të vitit 2017, në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 13.4 për qind.
Tek turistët vendorë ka rritje për 12.7 për qind, ndërsa tek të huaj për 13.9 për qind.
Numri i bujtjeve është rritur për 11.1 për qind. Tek turistët vendorë ka rritje për 4.2 për qind, ndërsa tek të huaj për 16.6 për qind.