Bojana Stojanovic
11 Prill 2018•Përditësim: 11 Prill 2018
BEOGRAD (AA) - Aeroplani luftarak "Super galeb G-4" i Forcave të Armatosura Serbe u rrëzua sot në komunën e Kovaçicës, ndërsa dy pilotë arritën të hidhën përpara rrëzimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, Aeroplani i Forcave Ajrore dhe të Mbrojtjes Kundëajrore të Ushtrisë Serbe, e drejtuar nga pilotët e Qendrës për testimet ajrore të Qendrës Teknike-Ekspert, u rrëzua rreth orës 9:50.
Sipas raportimeve të para, dy pilotë u hodhën përpara rrëzimit, ndërsa në vendin e ngjarjes u dërguan ekipet e hetimit dhe shpëtimit.
Sipas mediave të Beogradit, njëri nga pilotët ka humbur jetën, por kjo nuk u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes.