Admir Fazlagikj
24 Dhjetor 2017•Përditësim: 25 Dhjetor 2017
SHKUP (АА) – Në kuadër të kremtimit të Vitit të Ri, në qendër të Shkupit u mbajt “Gara e Babagjyshërve”, të cilën e organizoi shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në majë” me mbështetje të Qytetit të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo garë tradicionale, në të cilën pjesëmarrësit ishin të veshur në kostume të Babagjyshit, filloi në parkun “Gruaja – Luftëtare”, prej ku pjesëmarrësit vrapuan shtegun në gjatësi prej dy kilometrave.
Nga ana e organizatorit u ndanë shpërblime solemne. Në garë mund të merrte pjesë secili pa kufizime sipas moshës, ndërsa fëmijët shoqëroheshin nga prindi ose kujdestari.
Ngjarja u shoqërua me program muzikor.