Admir Fazlagikj
23 Dhjetor 2017•Përditësim: 24 Dhjetor 2017
SHKUP (АА) - Në prani të adhuruesve të artit muzikor sonte në sallën për koncerte të Qendrës shtetërore muzikore të baletit "Ilija Nikollovski - Luj" në Shkup, pianisti i ri Arda Mustafaoglu mbajti recital solistik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në program në kuadër të recitalit solistik ishin veprat nga Domenico Scarlatti, Sergej Rahmanjinov, Sergej Prokofjev si dhe vepra të tjera.
Pesëmbëdhjetë vjeçari Mustafaoglu nga Shkupi është njëri nga pianistët më të talentuar të rinj në Maqedoni.
Këtë vit ka fituar shumë çmime në garat ndërkombëtare për piano në Serbi, Itali, Bullgari, Turqi dhe Belgjikë. Ka pasur performanca në koncerte në Itali dhe Gjermani, koncert solistik në Shtip dhe koncert në Filarmoninë e Maqedonisë.
Përndryshe, recitali i sontëm është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë në kuadër të Konkursit vjetor për projekte me interes kombëtar për vitin që po kalon.