Dzihat Aliju
14 Korrik 2017•Përditësim: 14 Korrik 2017
SHKUP (AA) - Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup është organizuar program për fitoren e Demokracisë dhe përkujtimin e dëshmorëve të 15 korrikut, përvjetori i parë nga tentativa për grusht shteti në Turqi, përgjegjëse e së cilës është organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në programin përkujtimor të organizuar nga Oda Ekonomike Turko-Maqedonase (MATTO) krahas ministrit pa Resor me origjinë tuke Adnan Qahil, ambasadores së Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara morën pjesë deputetë, përfaqësues të institucioneve të vendit dhe ato turke si dhe një numër i madh binznesmenësh dhe të ftuarish.
Në programin i cili ka nisur me një minutë heshtje në nder të përkujtimit të dëshmorëve dhe me intonimin e himneve të dy vendeve ministri Qahil ka mbajtur një fjalim ku ka rikujtuar se populli i Turqisë me thirrjen e bërë nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjatë tentativës më 15 korrik për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, ka qëndruar përballë atyre që kishin për qëllim përçarjen e Turqisë.
Duke vënë në dukje se legjitimitetin e merr dhe e jep populli, Qahil ka thënë se ky është mendimi i tij personal, i qeverisë që përfaqëson dhe i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
"Këto organizata janë organizata që ndodhen mes nesh, jashtë vendit tonë dhe brenda Turqisë të cilat duke u riaktivizuar përpiqen të gjejnë mundësinë për të destabilizuar Turqinë. Për këtë arsye këto aktivitete janë një mundësi që të jemi sa më afër njëri tjetrit dhe që ne të njohim njerëzit të cilët në kuadër të interesave të veta janë kundër jetesës qytetare. Ne nuk kemi interesa personale. Interesat tona personale janë prania e Turqisë dhe për rritjen e saj", tha Qahil duke vënë theksin se janë ende të pranishëm ata që dëshirojnë të destabilizojnë Turqinë.
Ndërsa edhe ambasadorja Kara ka vënë në dukje se 15 korriku është një "Ditë Zie Kombëtare" dhe se kjo datë është një ceremoni e hidhur e cila do të përkujtohet çdo vit. Pasi ka shtuar më tej se terrorizmi nuk ka fe, gjuhë, racë, ngjyrë, ambasadorja Kara tha se "Që prej 40 vitesh ne luftojmë kundër terrorizmit në Turqi. PKK, DEASH, FETO sapo kanë nisur të zbulohen dhe këto janë organizata që veprojnë bashkarisht. Të gjitha këto kanë qëllim dhe objektiv të përbashkët. Kanë në objektiv Turqinë, ta marrin nën kontroll dhe ta drejtojnë ashtu si dëshirojnë".
Pasi ka vënë në dukje se në Maqedoni ndodhet që prej 8 muajsh dhe se në kuadër të kërkimeve që ka bërë në këtë vend ka shkolla dhe institucione të lidhura me FETO-n ambasadorja Kara ka theksuar: "Përballë këtyre organizatave ju ftoj që të qëndrojmë të papërkulur dhe t'i largojmë ato. Këta persona tradhtarë që kanë për qëllim Turqinë të përpiqemi t'i ndalojmë që nga këtu që nesër ata të mos arrijnë qëllimet e tyre të njëjta edhe në Maqedoni".
"Të bashkohemi dhe t'i themi ndal militantëve që ata përgatisin në këto shkolla. Dëshiroj t'u bëj thirrje prindërve se çdo regjistrim në ato shkolla nesër do t'u kthehet si një militant për ju, do t'u kthehet si një terrorist. Ju lutem të mos e lejojnë këtë gjë. Këto synime tradhtare me qëllim vendin tonë nesër mund të reflektojnë kundër çdo vendi. Këta persona kanë shkolla në shumë vende në kuadër të të cilave infiltrohen dhe vendosen duke marrë nën kontroll qeverinë. Ku edhe pika e fundit e tyre është marrja nën kontroll e qeverisë dhe shtetit"", potencoi ambasadorja Kara.
Ndërsa kryetari i përgjithshëm i MATTO, Aydoğan Ademoski tha se Maqedonia do të qëndrojë gjithmonë pranë ‘vendit vëlla‘ Turqisë.
Pasi ka vënë theksin se Erol Olçok një nga dëshmorët e 15 korrikut ka qenë një prej anëtarëve të MATTO, Ademoski tha se "15 korriku për ne ka edhe një përkujtim të hidhur, që është data kur një vit më parë kemi humbur mikun, vëllain tonë, kolegun dhe në të njëjtën kohë anëtarin e MATTO-s Erol Olçok. Terroristët e FETO-s mund të kenë vrarë Erolin por ata asnjëherë nuk do të mund të vrasin vëllazërinë mes Maqedonisë dhe Turqisë, përkundrazi do të vazhdojë ky bashkëpunim miqësor dhe ekonomik".