Besar Ademi
27 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
SHKUP (AA) – Me 61 vota “për”, në atmosferë kaotike në Kuvendin e Maqedonisë, nga shumica parlamentare është zgjedhur Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputetët e shumicës parlamentare në këmbë zgjodhën kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së me brohoritje dhe intonimin e himnit të Maqedonisë tentonuan që të parandalojnë zgjedhjen.
Zgjedhjes i parapriu gjendje e tensionuar pasi thuajse të gjithe deputetët mbetën në sallë edhe krahas asaj se kryesuesi Trajko Velanovski ndërpreu vazhdimin e seancës konstituive.
Pas zgjedhjes protestuesit e nismës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” depërtuan kordonin dhe hynë në Kuvendin e Maqedonisë.
Talat Xhaferi i cili ndodhet në Kuvendin së bashku me gjithë deputetët deklaroi se përgjegjëse për ruajtjen e Kuvendit është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), dhe çdo kush që do të kryejë çfarëdo akti do të përgjigjet para ligjeve shumë shtrenjtë, sepse ky është institucion shtetëror.
Ai u shpreh se vullneti i shumicës është kjo që ndodhi me zgjedhjen time për kryetar dhe askush nuk mund të pengoj vullnetin e shumicës.
Protestuesit kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre, por ata që i shkelin ligjet do të ballafaqohen me normat ligjore.
Nga ana tjetër lideri i Socialdemokratëve Zoran Zaev tha se MPB-ja është e informuar dhe është duke marrë masat e duhura. Institucioni ka kamera në të gjitha anët, çdo kush që ka tentuar për diçka do të përgjigjet.
Të gjithë deputetët të cilët ndodheshin në Kuvend kanë mbetur të ngujuar në dhomën e pres konferecave.