Fatjon Cuka
21 Janar 2018•Përditësim: 22 Janar 2018
VLORË/TIRANË (AA) - Dy persona janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytetin e Vlorës, e cila është përfshirë nga zjarri, ndërsa policia ka konfirmuar se viktimat kanë dëmtime fizike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga informacionet e Policisë së Shqipërisë mësohet se në një banesë në lagjen "1 Maji" të Vlorës janë gjetur pajetë dy shtetas, nëna dhe djali i saj, ndërsa banesa e tyre është përfshirë nga zjarri. Policia po heton edhe rreth dyshimeve nëse personat janë vrarë para se banesa e tyre të përfshihej nga zjarri.
"Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen "1 Maji"(Vlorë), në një banesë u gjetën të pajetë e të djegur dy shtetas, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, për dy trupat(e pajetë) ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike", thuhet në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë.
Sipas policisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.